Publikohet fotografi e vjetër e Robert Berishës, kështu dukej para 38 vitesh
Roberti ka hapur arkivat e fëmijërisë.

ShowBiz
Robert Berisha është emër shumë i dashur për publikun, njëherësh shumë aktiv në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.
Ani pse këtë kohë nuk ka qenë aktiv me projekte të reja muzikore, këngëtari ka qëndruar afër fansave të tij me postimet që po i bën në rrjete sociale.
Në fotografinë e fundit, ai është kthyer shumë prapa në kohë, duke publikuar një fotografi të realizuar më 1982.
Në atë foto, artisti ishte në një veturë për fëmijë, kurse pranë tij ishte vëllai Poliniku.
“Mulla haxhi Roberti”, është mbishkrimi që ai ia la fotos, ku shihet me një kapele në kokë dhe flokë më të gjata.
Kujtojmë se Robert Berisha së shpejti pritet të startojë me një emision të ri televiziv. /Lajmi.net/
https://www.instagram.com/p/CEzw9POnWf7/