Publikohet audio-incizimi rreth skandalit seksual të kryetarit të Novobërdës, Sasha Millosheviq

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq. Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës. Sipas materialit të transmetuar të mërkurën, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe…

Lajme

08/10/2025 22:45

Një skandal seksual ka përfshirë kryetarin aktual të Komunës së Novobërdës, Sasha Millosheviq.

Emisioni Debat Plus ka publikuar disa audio-incizime, që dëshmojnë rastin, ku dëgjohen biseda nga momentet intime me një nga punonjëset e komunës.

Sipas materialit të transmetuar të mërkurën, incizimet janë censuruar për përmbajtjen eksplicite, por në to dëgjohen edhe fjalë fyese dhe ofenduese ndaj zyrtarëve në Beograd, si dhe përmendje e veprimeve të tjera të dyshimta e të paligjshme.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e zyrës së kryetarit.

Derisa Millosheviq ende nuk është deklaruar publikisht për incizimet.