Publikohen pamjet nga përleshja e dy kirurgëve në QKUK para një muaji
Dy kirurgët, Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi, ishin përplasur fizikisht mëngjesin e 26 janarit, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve. Nacionale ka publikuar pamjet nga momenti i incidentit, ku në një moment dyshja përfundon në dyshime. Tek më pas shihet se ndërhynë për t’i ndarë një mjek. Policia e Kosovës kishte deklaruar se gjithçka kishte…
Lajme
Dy kirurgët, Xhevdet Ademaj dhe Baton Kelmendi, ishin përplasur fizikisht mëngjesin e 26 janarit, në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve.
Nacionale ka publikuar pamjet nga momenti i incidentit, ku në një moment dyshja përfundon në dyshime.
Tek më pas shihet se ndërhynë për t’i ndarë një mjek.
Policia e Kosovës kishte deklaruar se gjithçka kishte ndodhur rreth orës 08:00 dhe se në bashkëpunim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “Sulm”.
“Sot rreth orës 08:00, kemi pranuar informatën për një përleshje fizike, e cila ka ndodhë në QKUK në Prishtinë. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast janë përfshirë dy persona. Në koordinim me Prokurorin e Shtetit rasti është iniciuar “Sulm””, kishte deklaruar më 26 janar, zëdhënësi i policisë për Prishtinën, Enis Pllana.