PSG “vjedh” Lautaron përpara Barcelonës

Inter do ta ketë të vështirë të mbajë në skuadër Lautaro Martinezin, me Barcelonën dhe PSG-në që po shprehin interesim të fortë për të.

Sport

06/05/2020 19:37

Argjentinasi, ka pasur një edicion të mirë tek Inter, dhe kjo ka bërë që interesimi i skuadrave për të,të rritet.

Lautaro ka qenë në shënjestër të Barcelonës prej kohësh, pasi vetë futbollisti pranoi se do t’i pëlqente të luante në të njëjtën skuadër me Lionel Messin.

Por, Barcelona shkaku i krizës së COVID-19 nuk duket e gatshme të paguajë klauzolën prej 111 milionë euro të futbollistit, kështu që PSG, mund ta shfrytëzojë këtë situatë.

Drejtori sportiv i PSG-së, e dëshiron Lautaron në Paris si zëvendësim të Edinson Cavanit./Lajmi.net/