PSG paralajmëron Barcën dhe Realin, tregon çmimin e Neymarit

Paris Saint Germain do të pajtohet me largimin e Neymar, nëse ndonjë skuadër është e gatshme të paguajë 300 milionë euro për shërbimet e tij.

Sport

19/06/2019 21:34

Ylli brazilian është i lidhur me një kalim në La Liga, ku po kërkohet nga Barcelona dhe Real Madrid.

‘Mundo Deportivo’ sot ka lëshuar një lajm duke raportuar se Neymar tashmë u ka bërë të ditur drejtuesve të PSG, se dëshiron të largohet, për t’u rikthyer te Barcelona.

‘Le Parisien’ shkruan se PSG i ka vendosur çmimin 300 milionë euro Neymarit, përcjell ‘lajmi.net’.

Nëse Real Madrid dhe Barcelona duan transferimin e brazilianit, duhen të bëhen gati për të paguar këtë shumë./Lajmi.net/