PSG në garë për Jorginho

Paris Saint Germain janë futur në garë për Jorginho.

Sport

28/09/2020 11:57

Mesfushori i Chelsea, Jorginho, ka përfunduar në radarin e gjigantëve të Ligue 1, PSG.

Finalistët e Ligës së Kampionëve duan të përforcojnë mesfushën, dhe sipas ‘Telefoot’, Jorginho është emri në listën e dëshirave, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi i Italisë lidhet edhe me kalimin e mundshëm tek Arsenal, si dhe lidhej edhe me Juventus.

PSG mund të ofrojnë më shumë para për të, nëse ai largohet nga Chelsea.

Jorginho ishte i paprekur në formacionin e Sarri, por me Frank Lampard ka qenë pjesë e rotacioneve. /Lajmi.net/