Arrestohet në Stanqiq, shtetasi i huaj që kishte kërcënuar në rrjete sociale kryeministrin Albin Kurti
Një person është arrestuar më 12 korrik të këtij viti, në pikën kufitare në Stanqiq. Shtetasi i huaj është arrestuar për shkak të urdhërearrestit të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe dyshohet se më 30 tetor 2025 ka kryer veprën “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”. I dyshuari…
Lajme
Një person është arrestuar më 12 korrik të këtij viti, në pikën kufitare në Stanqiq.
Shtetasi i huaj është arrestuar për shkak të urdhërearrestit të lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe dyshohet se më 30 tetor 2025 ka kryer veprën “dhunë ndaj përfaqësuesve të lartë të Republikës së Kosovës”.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 30.10.2025. Më 12.07.2026 në pikën kufitare (PKK) Stanqiq bazuar në urdhërarrestin e lëshuar nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore të Prishtinës është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i huaj për shkak se i njëjti përmes rrjetit social më 30.10.2025 kishte kryer veprën e lartcekur. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh.
Siç ka raportuar Sinjali, i arrestuari është K. Xh. rreth 72 vjeç, i cili dyshohet se, më 30 tetor 2025, përmes rrjetit social Facebook, kishte publikuar përmbajtje kërcënuese ndaj Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Lajmi.net ka dërguar pyetje tek Prokuroria Themelore në Prishtinë për të marrë detaje të tjera për rastin, por të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Lajmi.net/