Suharekë: Pas një mosmarrëveshjë në trafik, një person sylmon dy të tjerë dhe nxjerr armën
Një person në Duhël të Suharekës, ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka ekspozuar një armë pas një mosmarrëveshje në trafik. Policia ka gjetur dhe konfiskuar armën me një fishekë, ndërsa i dyshuari ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt. “Duhël, Suharekë / 12.07.2026 – 08:30. Pas një mosmarrëveshje…
Lajme
Një person në Duhël të Suharekës, ka sulmuar fizikisht dy persona dhe ka ekspozuar një armë pas një mosmarrëveshje në trafik.
Policia ka gjetur dhe konfiskuar armën me një fishekë, ndërsa i dyshuari ka marrë ndihmë mjekësore dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.
“Duhël, Suharekë / 12.07.2026 – 08:30. Pas një mosmarrëveshje në trafik i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy viktimat meshkuj kosovarë dhe ka ekspozuar një armë para tyre. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar arma pistoletë me një fishekë. Të dyshuarit i është ofruar ndihma mjekësore dhe më pas me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport 24 orësh. /Lajmi.net/