PSG kontakton me agjentin e Pjanic

Paris Saint Germain kanë kontaktuar agjentin e Pjanic.

Sport

24/04/2020 23:40

Miralem Pjanic është një nga emrat që merkatoja e verës pritet ta largojë nga ‘Allianz Stadium’.

Mesfushori boshnjak është në listën e dëshirave të Paris Saint Germain, skuadrës që po synon të përforcojë repartin e mesfushës.

‘Le10Sport’ shkruan se Leonardo ka kontaktuar me agjentin e Pjanic, për të diskutuar rreth një transferimi të mundshëm, transmeton lajmi.net

Kampionët e Ligue 1 janë në trego për një mesfushor dhe në listë ka emra edhe si ata të Lucas Paqueta dhe Sandro Tonali.

Leonardo së fundmi ka nisur bisedimet me Fali Ramadani, pas interesimit që ka për klientin e tij. Mbetet të shihet nëse do të finalizohet marrëveshja për 30 vjeçarin. /Lajmi.net/