PSG-ja prezanton fanellat e reja si vendas, pjesë e prezantimit edhe Leo Messi

Paris Saint-Germain ka prezantuar këtë mëngjes fanellat e reja që do t’i përdorin për ndeshjet si vendas në sezonin e ardhshëm. Fanella e re rikthen modelin emblematik të fillimit të viteve 2000, blu e errët, me një brez në ngjyrë të kuqe. Vëmendja kryesore është se në mesin e futbollistëve që prezantuan fanellat është edhe…

Sport

31/05/2023 12:39

Paris Saint-Germain ka prezantuar këtë mëngjes fanellat e reja që do t’i përdorin për ndeshjet si vendas në sezonin e ardhshëm.

Fanella e re rikthen modelin emblematik të fillimit të viteve 2000, blu e errët, me një brez në ngjyrë të kuqe.

Vëmendja kryesore është se në mesin e futbollistëve që prezantuan fanellat është edhe Lionel Messi, ylli argjentinas që pritet të largohet në verë, përcjell lajmi.net.

Kontrata e argjentinasit përfundon në qershor dhe me shumë gjasa ai do të largohet pas dy vitesh në klub, por fushata reklamuese është e rëndësishme për parizienët.


Nëse asgjë nuk ndryshon, e shtuna do të jetë ndeshja e tij e fundit me PSG.

Pritet që “Parku i Princave” të jetë i mbushur plot me tifozë, sepse pavarësisht se asgjë nuk është në lojë kundër Clermont, fundi do të shërbejë për të festuar titullin e Ligue 1, siguruar matematikisht javën e kaluar në Strasburg./Lajmi.net/