PSG heqin dorë nga Joao Felix

Paris Saint-Germain nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për Joao Felix. Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e tij aktuale dhe disa skuadra shihen si destinacione të mundshme për të. PSG ishte një nga skuadrat që interesohej për portugezin, por ‘Le10Sport’ raporton tani se PSG…

Sport

15/12/2022 11:21

Paris Saint-Germain nuk do të bëjë ndonjë lëvizje për Joao Felix.

Ylli i Atletico Madrid, Joao Felix vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga skuadra e tij aktuale dhe disa skuadra shihen si destinacione të mundshme për të.

PSG ishte një nga skuadrat që interesohej për portugezin, por ‘Le10Sport’ raporton tani se PSG nuk do të bëjnë lëvizje për të, përcjell lajmi.net.

Raportimet thonë se Felix nuk plotëson kriteret e profilit që kërkohet nga drejtori sportiv, Luis Campos dhe trajneri Christophe Galiter.

Gjithsesi, një largim i 23-vjeçarit  gjatë merkatos së janarit është i pashmangshëm.

Paraqitjet e Joao Felix në Kupën e Botës ia kanë ndihmuar lojtarit edhe më shumë një largim të mundshëm, pasi kanë tërhequr interesim. /Lajmi.net/