PSG e nis sezonin e ri me fitore të ngushtë ndaj Troyes

PSG e ka nisur me fitore sezonin e ri në Ligue 1.

Sport

07/08/2021 22:54

Gjiganti francez ka mposhtur Troyes 2-1 në ndeshjen e xhiros së parë të kampionatit francez, shkruan lajmi.net.

Troyes e nisi më mirë ndeshjen dhe gjeti golin në min e 9’ ku pas një harkimi nga këndi më së miri u gjet në zonë Oualied El Hajjam që realizoi për 1-0.

Megjithatë ‘Parisienët’ reaguan shpejt pasi Achraf Hakimi realizoi një gol të bukur në min e 19’ për 1-1.

Rezultati u përmbys nga Mauro Icardi në min e 21’ për rezultatin e pjesës së parë 1-2.

Pjesa e dytë vazhdoi me dominimin e PSG-së por që deri në fund nuk arriti të realizoj ndonjë gol tjetër.

Me këtë rezultat PSG arrin fitoren e parë në sezonin e ri dhe ka tre pikë të grumbulluar, ndërsa Troyes mbetet pa pikë.

Në xhiron e ardhshme Parisi e pret Strasbourgin ndërsa Troyes është mysafir i Clermont. /Lajmi.net/