PSG e do Brozovicin e Interit me parametra zero

Mesfushori i Interit, Marcelo Brozovic, është subjekt i interesimit nga Paris Saint-Germain - sipas Le 10 Sport.

Sport

01/11/2021 10:13

Gjigantët francezë janë të ‘etur’ për të nënshkruar me 28-vjeçarin si një transferim i lirë kur kontrata e tij aktuale në San Siro të skadojë verën e ardhshme.

Megjithatë, Interi ende shpreson të lidh Brozovic me kushte të reja pasi ai vazhdon të luajë një rol kyç në skuadrën e Simeone Inzaghit.

Kujtojmë që për interesimin e skuadrës franceze për kroatin kishte deklaruar ditë më parë edhe e përditshmja italiane, Corriere dello Sport, duke nënkuptuar që francezët do të mund ta bëjnë një nga prioritet kryesore për ta transferuar në merkaton e janarit apo të verës.

Deri më tani klubi ‘zikaltër’ i ka dhënë përparësi rinovimit të kontratave me Lautaro Martinez i cili rinovoi me klubin deri më 2026, gjersa pranë rinovimit është edhe mesfushori italian Nicolo Barella.

Te dy kroatët, Perisic dhe Brozovic kanë kontratë me Interin deri në verën e ardhshme, dhe të dy mund të largohet me parametra zero nga klubi në 2022.

/Lajmi.net