PSG duhet t’i paguajë Pochettinos 20 milionë euro në rast shkarkimi

Paris Saint Germain janë në pozitë shumë të palakmueshme me Mauricio Pochettino.

Sport

21/03/2022 22:40

Trajneri argjentinas ka një kontratë akoma valide me PSG dhe do të jetë e vështirë ta largojnë nga Parisi, nëse ai nuk e kërkon vet një gjë të tillë.

Sipas raportimeve të ‘L’Equipe’, parisienët duhet të paguajnë një total prej 20 milionë eurove, nëse duan ta largojnë Pochettinon dhe stafin e tij, transmeton lajmi.net.

Pakënaqësitë me trajnerin janë të mëdha, sidomos pas eliminimit nga Champions League.

PSG ka vazhduar me humbje edhe në Ligue 1, ku së fundmi u mposhtën me rezultatin 3:0 ndaj Monacos.

Parisienët kanë gati listën me emrat që mund ta zëvendësojnë Pochettinon, por së pari duhet të kenë një zgjidhje se si ta largojnë atë nga stoli. /Lajmi.net/