PSG akoma pa Pochettinon, por pothuajse me skuadër të plotë
Rafinha dhe Thilo Kehrer janë shëruar nga COVID-19 dhe janë të gatshëm për ndeshjen e ardhshme,.
Sport
Klubi Paris Saint-Germain ka bërë të ditur përmes rrjetit të tyre social twitter listën e lojtarëve të grumbulluar për ndeshjen ndaj Montpellier.
Parisi këtë vit ka pasur probleme të shumta me lojtarët, pasi disa prej tyre u lënduan gjatë sezonit, ndërsa disa të tjerë morën virusin dhe kësisoj nuk mund të luanin, përcjell lajmi.net.
Megjithatë, Rafinha dhe Thilo Kehrer janë rikthyer në listë të skuadrës pas rikuperimit nga virusi.
I vetmi anëtar i PSG me virus tani është trajneri Mauricio Pochettino./Lajmi.net/
2️⃣3️⃣ Parisiens pour la réception de Montpellier ce soir ?#PSGMHSC
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) January 22, 2021