Pse u intervistua Nagip Krasniqi, deklarohet Prokuroria Speciale
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, (PSRK) Nagip Krasniqi është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të…
Lajme
Ish-kryeshefi i Korporatës Energjetike të Kosovës, (PSRK) Nagip Krasniqi është intervistuar sot gjatë ditës nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.
Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Kozmaqi, e cila tha se Krasniqi është ftuar nga prokuroria dhe është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit për një çështje penale, të cilën prokuroria është duke e hetuar.
“Lidhur me rastin për të cilin keni pyetur Ju informoj se N.K. është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. I njëjti është intervistuar në cilësinë e të pandehurit për një çështje penale, të cilën kjo prokurori e ka në hetim”, ka thënë Kozmaqi.
Ndërkaq, ndaj Krasniqi tashmë është duke u zhvilluar një procese gjyqësor lidhur me akuzën për “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”. /Lajmi.net/