Pse nuk po luan Zhegrova tek Juventusi? Përgjigjet trajneri Igor Tudor
Edon Zhegrova nuk u paraqit as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve. Trajneri Igor Tudor ka sqaruar gjithçka rreth gjendjes së futbollistit kosovar teksa foli pas ndeshjes për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadiku. “Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është…

Sport
Edon Zhegrova nuk u paraqit as mbrëmë për Juventusin në ndeshjen e madhe ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve.
Trajneri Igor Tudor ka sqaruar gjithçka rreth gjendjes së futbollistit kosovar teksa foli pas ndeshjes për gazetarin e Klan Kosovës, Arlind Sadiku.
“Pse nuk po luan Edon Zhegrova? Ai është aty, po punon mirë. Është lojtar i mirë. Trajneri duhet të marrë vendime, të bëjë zgjedhje. Asgjë e veçantë.
“A është gati 100%? Jo, ai duhet të punojë me fitnessin sepse ka pasur shumë probleme në të kaluarën. Po punon mirë të jetë në formën e duhur.”
“Kur mendoni se Edoni do të jetë gati? Nuk e di”.