Pse nuk po i gjuan penalltitë Messi?

Penalltitë janë shndërruar në një problem të madh për Barcelonën.

Sport

04/02/2016 22:18

Është qesharake dhe e habitshme se si Barcelona, një skuadër që mrekullon botën me lojën e saj, dorëzohet para rastit më të lehtë për të shënuar: penalltive.

Pej 14 penalltive të akorduara për Barcelonën në këtë sezon, vetëm 8 janë shndërruar në gola, ndërsa 6 janë huqur, përcjellë “Lajmi.net”.

Një statistikë katastrofale për një klub me specialistë si Lionel Messi dhe Neymar.

Mediat spanjolle e kanë shtruar pyetjen se pse Messi nuk po i ekzekuton të gjitha penalltitë.

Përgjigjen e di më së miri argjentiasi dhe trajneri Luis Enrique.