Pse lëpijnë macet? (Foto)

Jemi mësuar t’i shohim macet duke lëpirë shuplakat e dorës së tyre, mirëpo kur kjo gjë ndodh vazhdimisht, atëherë është shenjë e një problemi themelor të tyre.

Fun

13/02/2017 01:14

Macja juaj mund të vuajë nga një mangësi ushqyese, apo një çrregullim i thellë trupor, ose mund të ngarkohet nga ndryshimet në shtëpi, shkruan ntd.tv, transmeton lajmi.net

Në këtë rast, maces duhet t’i kushtohet vëmendje e shpejtë nga një veterinar profesionist, i cili mund të identifikojë dhe të trajtojë sjelljen e pazakontë të maces tuaj.

Macet femra kanë më shumë gjasë që kjo gjendje t’ju shfaqet, pra lëpirja e vazhdueshme e shuplakës në krahasim me meshkujt të cilët janë racë më e pastër, nga që janë më pak të ndjeshëm në këtë aspekt.

Macet ndikohen më së shumë nga ndryshimet; shtëpia e re, një anëtar i ri i familjes, macet tjera, e shumë gjëra të tjera, që e prishin rutinën e tyre.

Si të trajtohet një mace e tillë?

Mund t’i jepni maces tuaj lodra për të kaluar kohën e saj. T’i siguroni një strehë të sigurt ku mund të gjejë paqe dhe të jetë larg nga kafshët e tjera shtëpiake si dhe nga anëtarët e familjes.

Nëse macja juaj është diagnostifikuar me çrregullim trupor, pra është e sëmurë, ju mund t’i referoheni një trapisti për sjelljen e kafshëve.

Në raste ekstreme, mund t’i përshkruani medikamente anti-ankth.

Bisedoni me veterinerin e maces suaj në lidhje me zgjidhjen e këtij problemi dhe kontrollojeni macen rregullisht tek ai, për shkak të të mirës së përgjithshme mendore dhe fizike të maces suaj. /Lajmi.net/201407_1218_ecfab