“Pse je kaq i dështuar” – G-Bani i kthehet keq pyetjes së ndjekësit në Instagram
Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka reaguar me ironi ndaj një pyetjeje provokuese nga një ndjekës në Instagram. Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në rrjetin social, ndjekësit patën mundësinë t’i drejtonin këngëtarit pyetje nga më të ndryshmet. Megjithatë, një nga pyetjet mori një ton ofendues, duke e kthyer atmosferën në diçka më…

ShowBiz
Këngëtari dhe ish-banori i Big Brother VIP Albania, G-Bani, ka reaguar me ironi ndaj një pyetjeje provokuese nga një ndjekës në Instagram.
Gjatë një sesioni pyetje-përgjigje në rrjetin social, ndjekësit patën mundësinë t’i drejtonin këngëtarit pyetje nga më të ndryshmet.
Megjithatë, një nga pyetjet mori një ton ofendues, duke e kthyer atmosferën në diçka më personale.
“Pse je kaq i dështuar që nuk të ftojnë në emisionin Goca dhe Gra?”, shkroi ndjekësi.
G-Bani zgjodhi të mos e kalojë pa përgjigje, duke reaguar me një koment ironik:
“Se kështu jam. Po ti pse je kaq i/e dështuar që merresh me një të dështuar?”.