Pse Jahjaga e organizoi takimin e liderëve në tavolinë të rrumbullakët?

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, takimet e liderëve të partive parlamentare më herët i ka organizuar në tavolinë në formë drejtkëndëshi.

Lajme

08/02/2016 19:21

Kësaj radhe, Jahjaga ka vendosur që ta ndryshojë formatin e këtyre takimeve. Mbase kjo ka ndodhur për shkak të rëndësisë së këtij takimi, për shkak të gjendjes aktuale politike në vend, raporton lajmi.net

Takimi që u mbajt sot në kabinetin e Presidentes, ishte organizuar në një tavolinë të rrumbullakët, ose siç njihet në diplomaci me termin “tryezë e rrumbullakët”.

Ky format i takimeve në histori njihet për herë të parë nga Mbreti Arthur i Britanisë së Madhe, i cili i mblidhte kalorësit në tryezë të rrumbullakët.

Ky term në diplomacinë në ndërkombëtare, definohet si një formë e diskutimit akademik. Pjesëmarrësit në të, bien dakord që të diskutojnë mbi një temë të veçantë. Zakonisht këto takime organizohen kur në të marrin pjesë 8 deri në 10 persona, por jo më tepër se 15.

Tryeza e rrumbullakët veçanërisht simbolizon barazinë ndërmjet pjesëmarrësve. Njëjtë definohet edhe nga fjalori britanik si “një takim i palëve ose njerëzve të barabartë në diskutim”.

Poashtu, diskutimet në tavolina në formë rrethi, konsiderohen edhe si mundësi që të lëvizen qëndrimet e pjesëmarrësve dhe ndryshimi i tyre. /lajmi.net