Pse duhet të flini në ambient të jashtëm

Të gjithë ne na kujtohet koha kur kemi qenë të vogël dhe e kemi urryer gjumin, ndërsa në ditët e sotme ne nuk mund të ngopemi gjumë.

Lifestyle

14/08/2019 16:35

Megjithatë, për shkak të stresit dhe të qenit të rritur jo të gjithë mund të marrim gjumë të mjaftueshëm.

Lajmi i mirë është se kjo gjë mund të rregullohet. Një studim nga Universiteti i Kolorados ka zbuluar se njerëzit që shpenzojnë natën në ambient të jashtëm kanë fjetur dy orë më shumë sesa që do të flinin në shtëpi, raporton “Bright Side”.

Këtu do i gjeni përfitimet që i merrni nëse flini në ambient të jashtëm, sidomos gjatë stinës së verës, transmeton lajmi.net.

Ju i ekspozoheni dritës natyrore.

Sipas këtij studimi, ekspozimi i vetës ndaj dritës natyrore do të rivendos dhe akordojë orën e trupit tuaj.

Niveli i melatoninës në trupin tuaj ndryshojnë.

Studimet tregojnë se ekspozimi ndaj dritës artificiale që vjen nga telefonat dhe laptopët mund të ulin melatoninën në trupin tuaj, e cila ndikon në kualitetin e gjumit.

Niveli i imunitetit rriten

Një studim i bërë në Japoni ka treguar se shpenzimi i kohës në natyrë për më shumë se dy orë ka shumë përfitime tek ju. Përfitime si: rregullimi i shtypjes së gjakut, koncentrim më të madh, dhe nivele më të larta të rruzave të gjakut. \

Funksionet e trurit dhe trupit do ju përmirësohen

Truri përdor shumë oksigjen për të punuar dhe po ashtu edhe muskujt tonë. Nuk është e paditur se sa më shumë që marrim oksigjen aq më mirë është për ne.

Niveli i stresit ulet

Po, kjo është një e vërtet e madhe. Me mënyrën se si e jetojmë jetën është një mundësi e madhe se jemi shumë të stresuar.

Studimet tregojnë se madje vetëm të shikoni një fotografi në një peme apo natyre ulë nivelin e stresit, ndërsa të ekspozoheni në natyrë të vërtet do të jetë shumë përfituese për shëndetin tonë mendor. /Lajmi.net/