Protestuesit zënë hapësirën para hyrjes së Kuvendit të Kosovës
Protestuesit janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet protesta lidhur me Ligjin për Specialen. Ata kanë zënë hapësirën para objektit të Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët që të marrin vendim për kalimin në lexim të dytë të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara. Protesta po zhvillohet nën thirrje në mbështetje…
Lajme
Protestuesit janë mbledhur para hyrjes së Kuvendit të Kosovës, ku po mbahet protesta lidhur me Ligjin për Specialen.
Ata kanë zënë hapësirën para objektit të Kuvendit, duke kërkuar nga deputetët që të marrin vendim për kalimin në lexim të dytë të ndryshimeve të Ligjit për Dhomat e Specializuara.
Protesta po zhvillohet nën thirrje në mbështetje të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kundër zhvillimeve që lidhen me Dhomat e Specializuara në Hagë. /Lajmi.net/