Protestat për vrasjen e njeriut me ngjyrë të shkaktuar nga policia në SHBA, shndërrohen në të dhunshme

Pas vrasjes së një burri me ngjyrë nga policia në Minneapolis, qytetarët protestojnë në mënyrë të dhunshme duke sulmuar një supermarket.

Fun

28/05/2020 11:53

Personi i cili vdiq, ishte kapur nga policia në SHBA dhe njëri ndër ta i kishte vendosur këmbën në qafë gjë që i shkaktoi vdekjen duke i ndaluar frymëmarrjen, transmeton lajmi.net.

Pas vdekjes së tij, njerëzit me ngjyrë të asaj rrethine dolën në protestë për të dënuar policin i cili vrau burrin pa mëshirë.

Gjatë protestave shumica e protestuesve kanë hyrë në një supermarket duke thyer dhe vjedhur produktet e ndryshme që shkaktuan një rrëmujë të madhe brenda.

Në video shihen disa persona duke marr gjëra që ju nevojiten dhe më pas duke u larguar me vrap nga supermarketi. /Lajmi.net/

YouTube player