Protesta, testi i opozitës së përçarë
Protesta e së shtunës, e thirrur nga AAK e Nisma, pritet të jetë një test për këto dy forca politike opozitare.
Lajme
Kjo pasi VV nuk do të jetë pjesë e kësaj partie dhe për këtë arsye, shumë analistë besojnë se kjo protestë do të jetë një matës i mirë për të parë në të vërtetë fuqinë e AAK-së Nismës.
Politologu Donik Sallova deklaroi për gazetën Zëri se protesta e së shtunës do të dëshmojë edhe në praktikë se opozita nuk mund t’i imponojë Qeverisë kërkesat e saj.
“Protesta e së shtunës do të dëshmojë se opozita e përçarë nuk do t’ia dalë t’ia imponojë qeverisë, kërkesat e saj”, tha Sallova.
Sipas tij, protesta e së shtunës do të dëshmojë se AAK e Nisma pa LVV nuk do të arrijnë të mobilizojnë as elektoratin e tyre, sidomos pas dezertimeve që po ndodhin në mënyrë të veçantë te Nisma.
“Ndryshimi i lidershipit në PDK, do ta ndryshojë edhe qasjen e AAK-së e NIsmës ndaj pushtetit. Ndoshta kjo do të jetë protesta e tyre e fundit, protestë që nuk do të mbahet mend ndonjëherë”, tha Sallova.
Përndryshe, AAK e Nisma kanë bërë thirrje për protestë popullore për të shtunën në orën 14:00.