Protesta “pro-Vuçiqit” në Mitrovicë të Veriut – edhe politikanë të Listës Serbe aty

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që poorganizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh. Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri,…

Lajme

23/08/2025 20:07

Në veri të Mitrovicës, në orën 18:30, është mbajtur një tubim kundër bllokadave që poorganizohen çdo ditë në të gjithë Serbinë, ku morën pjesë një numër qytetarësh.

Së bashku me qytetarët, në tubim ishin të pranishëm edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, nënkryetari Igor Simiq, si dhe kandidatët për kryetarë të komunave në veri, Milan Radojeviq, Dragiša Miloviq dhe Milosh Peroviq, raporton KosovoOnline.

Qytetarët e mbledhur mbanin një banderolë me mbishkrimin “Mitrovica e Kosovës dëshiron një Serbi të qëndrueshme dhe të fortë”.

Sipas raportit të organizatorëve, qëllimi i tubimit është “mbështetja për paqen dhe tolerancën”.