Protesta kundër padrejtësisë – Muharremaj: E kemi obligim me dalë pa dallime politike

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale. “Kemi apeluar që nesër sa më shumë njerëz të jenë në Prishtinë, ta mbrojmë drejtësinë, ta mbrojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Muharremaj. Ai theksoi se të akuzuarit që ndodhen në Hagë nuk janë atje për interesa personale,…

Lajme

06/08/2025 19:08

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka bërë thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e nesërme kundër Gjykatës Speciale.

“Kemi apeluar që nesër sa më shumë njerëz të jenë në Prishtinë, ta mbrojmë drejtësinë, ta mbrojmë shtetin e Kosovës”, deklaroi Muharremaj.

Ai theksoi se të akuzuarit që ndodhen në Hagë nuk janë atje për interesa personale, por për të mbrojtur vlerat e luftës dhe shtetësisë.

“Kolegët tanë që janë atje, nuk kanë shkuar për çështje personale. Kanë shkuar me e mbrojtur pastërtinë e luftës dhe me e mbrojtur shtetin e Kosovës”, tha ai në klankosova.

“Duhet ta kemi për obligim me dalë, pa dallime politike. Nuk janë në pyetje partitë këtu. Në pyetje është lëkundja e shtetit”, përfundoi i pari i Suharekës.