Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë Skënder Llugiqin që kërcënoi me pushkatim Ramush Haradinajn nga Kuvendi
Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë Skender Llugiqin, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”. Sipas njoftimit, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.…
Lajme
Prokuroria Speciale ka ndaluar për 48 orë Skender Llugiqin, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit” dhe “Kanosja”.
Sipas njoftimit, ndalimi është bërë me urdhër të Prokurorisë Speciale, ndërsa hetimet po zhvillohen në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, përkatësisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.
Institucionet e drejtësisë po ndërmarrin veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin dhe vërtetimin e plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën në Kuvendin e Kosovës.
Komunikatë e plotë:
Prokuroria Speciale ndalon për 48 orë të dyshuarin S.LL.
Prishtinë, 12 gusht 2026 – Me urdhër të Prokurorisë Speciale, është ndaluar për 48 orë personi me inicialet S.LL., nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” si dhe “Kanosja”.
Prokuroria Speciale, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizaur dhe Krimeve të Rënda, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet dhe procedurat e nevojshme hetimore, me qëllim të sqarimit dhe vërtetimit të plotë të rrethanave të rastit të ndodhur të mërkurën, në Kuvendin e Republikës së Kosovës.