Prokuroria konfirmon arrestimin e serbit Steviq në Graçanicë- ndikoi tek qytetarët e kërkoi raporte shëndetësore

Prokuroria Kosovës në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e serbit, Millosh Steviq në Graçanicë. Serbi është arrestuar nën dyshimet se ka ndikuar tek qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit. “Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se…

Lajme

28/12/2025 18:23

Prokuroria Kosovës në Prishtinë ka konfirmuar arrestimin e serbit, Millosh Steviq në Graçanicë.

Serbi është arrestuar nën dyshimet se ka ndikuar tek qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik, se ka pranuar një informatë anonime lidhur me dyshimet se një person M.S., ka ndikuar te qytetarët për të votuar dhe po ashtu ka kërkuar raporte shëndetësore nga persona të caktuar, me qëllim që personat të asistohen gjatë procesit të votimit.Personi i dyshuar është shoqëruar në stacionin policor në Komunën e Graçanicës, ku ndaj tij janë duke u ndërmarrë të gjitha masat dhe veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me të gjitha procedurat ligjore. Ndërkohë, gjatë kontrollit fillestar nuk është gjetur asgjë e dyshimtë, ndërsa i njëjti është intervistuar nga organet komptente”,u tha nga Prokuroria.

Ndryshe Policia ka sekuestruar edhe një fletore të shënimeve, me kandidatë të Listës Serbe.

Atij i janë gjetur edhe para, të gjitha në kartëmonedha 20-she dhe 50-she. /Lajmi.net/