Prokuroria kërkon paraburgim ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha. Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria në Prishtinë. Berisha dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet…

Lajme

02/11/2026 09:54

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj drejtorit të Spitalit të Mitrovicës, Gëzim Berisha.

Lajmin e ka konfirmuar Prokuroria në Prishtinë.

Berisha dyshohet për kryerjen e veprës penale “Dhunë në familje” dhe është ndaluar për 48 orë me urdhër të prokurorit kujdestar.

Ndërkohë, Prokurori i Shtetit është duke ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Të premtën Berisha është arrestuar pasi ka kërcënuar bashkëshorten se do t’i ndodhë e njëjta sikurse Arlinda Zekajt. /Lajmi.net/