Prokuroria jep detaje për rastin ku mbeti i plagosur avokati dhe dy të tjerë në Deçan
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit pas mesnatës në një lokal në Deçan, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin, raporton lajmi.net Sipas tij, incidenti ka ndodhur pas mesnatës,…
Lajme
Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit pas mesnatës në një lokal në Deçan, ndërsa një person i dyshuar është arrestuar në vendin e ngjarjes.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka dhënë detaje lidhur me rastin, raporton lajmi.net
Sipas tij, incidenti ka ndodhur pas mesnatës, ku një person i dyshuar ka plagosur tre persona.
“Ne e kemi këtë çështje pune pas mesnatës në një lokal në Deçan ka ndodhur një rast ku janë plagosur tre persona nga një person i dyshuar. Në këtë rast ka intervenu një zyrtar policor, i cili e ka autorizu personin e dyshuar dhe për fat të mirë i njëjti është arrestuar menjëherë në vendin e ngjarjes, menjëherë ka dal Policia e Kosovës ndihmë, teknika edhe njëkohësisht prokurori i krimeve të rënda. Personi i dyshuar është arrestuar dhe tre personat e tjerë janë dërguar menjëhërë në tretmant mjeksorë dhe dy nga të plagosurit janë të nacionalitetit serb dhe njëri është i nacionalitetit shqiptarë, i cili ka qenë bashkë me ta dhe është avokat”, tha Nikçi ndër të tjera për RTV21.
Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa rasti po trajtohet nga Prokuroria dhe njësitet relevante të Policisë së Kosovës. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes janë duke vazhduar./Lajmi.net/