Prokurori jep detaje nga operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali: Kemi sekuestruar tre milionë euro cash

Pesë milionë euro kanë qarkulluar nga aktiviteti i grupit kriminal Shqipëri-Itali, prej të cilave 3 milionë  euro janë sekuestruar gjatë operacionit. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ishin të pranishëm kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane si dhe përfaqësuesi për Eurojust për Italinë, prokurori Vladimir Mara, raporton…

Lajme

21/05/2025 14:16

Pesë milionë euro kanë qarkulluar nga aktiviteti i grupit kriminal Shqipëri-Itali, prej të cilave 3 milionë  euro janë sekuestruar gjatë operacionit.

Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ishin të pranishëm kreu i SPAK-ut, Altin Dumani, kryeprokurori i Barit Roberto Rossi, Drejtori i Antimafias italiane si dhe përfaqësuesi për Eurojust për Italinë, prokurori Vladimir Mara, raporton Tch.

“Aktiviteti kriminal në Shqipëri dhe në gjithë territorin italian dhe në disa vende të BE dhe në Amerikën e Jugut. E reja në këtë hetim, krahas të dhënave të përfituara nga përgjimet, janë përdorur edhe të dhënat e platformave.

Është dokumentuar e gjithë lëvizja e lëndëve narkotike. Falë analizës së kryer nga hetuesit, nën drejtimin e prokurorëve të Barit është arritur të konkludohen të ardhurat nga ky aktivitet kriminal, 5 mln euro. Janë ekzekutuar 40 masa sigurie. Kemi sekuestruar 3 mln euro cash”, u shpreh prokurori Mara.