Projektligji për Rimëkëmbje miratohet edhe në Komisionin për të Drejtat e Komuniteteve

Edhe Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim ka miratuar Projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike.

Lajme

03/12/2020 11:48

Projektligji është miratuar me katër amandamente të Komisionit Funksional për Buxhet dhe Transfere, shkruan lajmi.net.

Projektligji në fjalë në këtë Komision mori shtatë vota pro dhe dy kundër.

I njëjti nesër pritet të votohet në Kuvendin e Kosovës, teksa do të hyjë në fuqi pas publikimit në gazetën zyrtare. /Lajmi.net/