Projekti i Kampit në Leposaviq, temë qendrore në takimin Ademi–Westerlund
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e futbollit. Gjatë takimit, u theksua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës…
Sport
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka pritur sot në selinë e FFK-së ambasadorin e Suedisë në Kosovë, Jonas Westerlund, me të cilin ka diskutuar për projektet e përbashkëta dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e futbollit.
Gjatë takimit, u theksua rëndësia e partneritetit ndërmjet Kosovës dhe Suedisë në zhvillimin e futbollit, si dhe u shkëmbyen ide për iniciativa të reja që do të kontribuojnë në avancimin e infrastrukturës dhe ngritjen e kapaciteteve sportive, transmeton lajmi.net.
Vëmendje e veçantë iu kushtua projektit të Kampit në Leposaviq, i cili, sipas kryetarit Ademi, tashmë është shndërruar në një qendër të rëndësishme për zhvillimin e futbollit në Kosovë dhe një shembull konkret i bashkëpunimit të suksesshëm ndërkombëtar.
FFK ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Suedisë për futbollin kosovar, duke theksuar se bashkëpunimi ndërmjet dy federatave dhe institucioneve përkatëse pritet të thellohet edhe më tej në të ardhmen.
Postimi i plotë: