Profesoresha e OXFORD, Cassidy: S’përjashtohet mundësia që Serbia ta pushtojë Kosovën, mund të ndodh çdo gjë
Profesoresha e Universiteti OXFORD, Jennifer Cassidy, duke folur në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, ka thënë se, nuk përjashtohet mundësia që Kosova të cenohet ushtarakisht, nga grupe paramilitare siç ndodhi vitin e kaluar në Banjskë. Në konferencën e Institutit Octopus, Cassidy tha se një kërcënim i tillë mbetet i pranishëm…

Lajme
Profesoresha e Universiteti OXFORD, Jennifer Cassidy, duke folur në konferencën “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë mbi gjeopolitikën evropiane”, ka thënë se, nuk përjashtohet mundësia që Kosova të cenohet ushtarakisht, nga grupe paramilitare siç ndodhi vitin e kaluar në Banjskë.
Në konferencën e Institutit Octopus, Cassidy tha se një kërcënim i tillë mbetet i pranishëm përderisa Serbia ka lidhje të ngushta me Rusinë.
“Sipas mendimit tim personal dhe profesional, me një fuqi që ka lidhje aq të afërta me Rusinë, nuk mendoj se mund ta përjashtojmë çfarëdo opsioni. Do të ishte marrëzi sikur ta përjashtonim mundësinë e një pushtimi, qoftë përmes infiltrimit të forcave sekrete apo planeve të aneksimit”, tha ajo.
“Nuk mund të përjashtohet mundësia”, theksoi ajo.
Cassidy tha se “është me rëndësi që Kosova dhe shtetet e tjera të Ballkanit të mbajnë raporte të afërta me BE-në, t’i mbajnë lidhjet e ngushta”.
“Në këto kohë të destabilitetit të madh që po e shohim, edhe në Lindjen e Mesme, kur sytë nuk janë të drejtuar nga Europa, atëherë çdo gjë mund të ndodh”, tha ajo.
Cassidy është studiuese e teknologjisë dhe diplomacisë që vjen nga Irlanda.