Prodhimi i maskave në shtëpi mund të ndalojë transmetimin e koronavirusit
Maskat e përbëra prej materialeve të ndryshme që përdoren për prodhimin e rrobave mund të parandalojnë përhapjen e COVID-19 duke bllokuar deri në 99 përqind të grimcave, sipas shkencëtarëve që analizuan një shekull studimesh për maskat.
Fun
Studiuesit kanadezë raportojnë se maskat në kushte të shtëpie, veçanërisht ato me disa shtresa pambuku, bllokojnë viruset e bartura përmes grimcave mikroskopike në ajër, shkruan Daily Mail, transmeton lajmi.net.
Shtresat e rrobave zvogëlojnë grimcat infektive, të emetuara nga përdoruesi përmes kollës dhe teshtitjes, nga udhëtimi nëpër ajër dhe vendosja në sipërfaqe, thonë ata.
Megjithëse asnjë provë e drejtpërdrejtë nuk tregon që maskat zvogëlojnë transmetimin e vetë virusit, provat ‘bindëse’ sugjerojnë se ato zvogëlojnë përthithjen e ajrit të kontaminuar.
Disa kombinime të materialeve të rroba, të tilla si pambuku-flannel-i, bllokojnë më shumë se 90 përqind të grimcave, raportohet tutje, ndërsa një maskë me trishtresa mund të zvogëlojë transmetimin në ajër të mikroorganizmave dhe ndotjen sipërfaqësore deri në 99 përqind. /Lajmi.net/