Probleme te Juventusi, drejtuesit e klubit nën hetime për falsifikim të llogarive financiare

Skuadra italiane është duke u përballur me një çështje të rëndësishme ditët e fundit.

Sport

27/11/2021 08:28

Sipas ‘Gazzeta dello Sport’, Presidenti i Juventusit, Andrea Angnelli,zëvendës presidenti Pavel Nedved dhe ish drejtori sportiv Fabio Paratici, janë nën hetim për falsifikim në llogarive financiare, transmeton lajmi.net.

Prokuroria ishtë mbrëmë në zyrat e klubit italian dhe mblodhi të gjitha dokumentet e nevojshme pasi Juve është në hetim për sezonet 2018-2021.

Prokuroria e pa të nevojshme të hetojë disa raste që lidhen me operacionet e fitimeve kapitale, veçanërisht atë që lidhet me shkëmbimin mes Miralem Pjanic dhe Arthur Melo në vitin 2020.

Tani, Juventusi është gjithashtu nën hetim penal, që thuhet se përfshin lëvizje prej rreth 50 milionë euro.

Përveç Agnellit, gazeta pretendon se zëvendëspresidenti Pavel Nedved dhe ish-drejtori sportiv Fabio Paratici, janë të dyshuar të tjerë. /Lajmi.net/