Probleme për Zidanen, 150 milionë euro të shpenzuar nga Reali në merkato qëndrojnë në stol

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane është duke hasur në probleme serioze.

Sport

10/01/2021 22:03

Tekniku francez ka bërë ndryshime të shumta në formacion, derisa lojtarët që kanë kushtuar shumë janë duke qëndruar në stol, transmeton lajmi.net.

Eder Militao, Alvaro Odriozola, Martin Odegaard dhe Luka Jovic mezi kanë luajtur në ndeshjet e fundit, vlera e të cilëve në total është 150 milionë euro.

Asnjëri nga ta nuk ka më shumë se 25 vjeç që nënkupton që mosha mesatare është 23 dhe të gjithë janë duke konsideruar të ardhmen në klub, por kërkojnë minuta që deri me tani nuk i kanë.

Nacho ka kaluar Militaon në zgjedhjet e Zidanes që qëndron prapa Ramosit dhe Varane, derisa tekniku francez është duke e vendosur Lucas Vazquez si mbrojtës i krahut të djathtë në vend të Odriozolas.

Odegaard nuk është duke arritur të përformojë para Luka Modric, Casemiro dhe Toni Kroos.

Ndërsa, Jovic që nuk ia doli të zë vendin e Karim Benzema është edhe pas Mariano Diazit.

Kjo është duke i shkaktuar probleme të mëdha Zidanes, derisa klubi do konsiderojë të flas me trajnerin në ditët në vijim./Lajmi.net/