Probleme për Zidane – një tjetër lëndim pak para ndeshjes ndaj Osasuna

Pavarësisht se ishte përfshirë fillimisht në listën e skuadrës së ditës së ndeshjes, Luka Jovic do të humbasë ndeshjen e ardhshme të Real Madridit në Pamplona.

Sport

09/01/2021 09:39

Jovic për shkak të mbingarkesës së muskujve nuk do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Osasunas, transmeton lajmi.net.

Reprezentuesi serb ka luajtur vetëm 208 minuta në këtë sezon dhe nuk po arrijnë ta tregojë vetën, duke mos shënuar asnjë gol të vetëm.

Në ndeshjen e fundit të Real Madridit kundër Celta Vigo, ai madje pa Zinedine Zidanen duke dërguar Mariano Diaz përpara tij për të zëvendësuar Karim Benzema, gjë që e shqetësoi shumë atë.

Jovic së pari mungoi në disa ndeshje për shkak se ishte infektuar me Covid-19, ndërsa më pas pësoi edhe disa lëndime të tjera që e lanë atë jashtë fushës./Lajmi.net/