Probleme për Porton, tre lojtarë në dyshim për ndeshjen ndaj Juventusit në LK

Porto do të ndeshet me Juventusin në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Sport

08/03/2021 11:28

Portugezët mundën italianët në “Stadio Dragao” me rezultatin 2-1, transmeton lajmi.net.

Dhe nëse dëshirojnë të avancojnë tutje, ata duhet ta ruajnë rezultatin ose të shënojnë, dhe për këtë gjë atyre ju duhen lojtarët më të mirë në formacion.

Qendërmbrojtësit, Pepe dhe Conceiçao janë në dyshim. Ky i fundit do të mungojë.

Pepe që disa ndeshje po luan me dhimbje në këmbën e majtë dhe si duket nuk do të paraqitet këtë ndeshje.

Nuk do të stërvitet deri një orë para ndeshjes, atëherë do të bëhet një test të vlerësohet gjendja e tij.

Sarr ose Diogo Leite shihen si zëvendësime, problemi është që të dy nuk kanë luajtur bashkë asnjëherë.

Në dyshim është edhe Jesus Corona, njëri nga lojtarët më të rëndësishëm.

Corona mungon nga një lëndim, por do të vlerësohet në minutat e fundit edhe për të nëse do të paraqitet në këtë sfidë./Lajmi.net/