Probleme për Arsenalin, lëndohet Partey
Thomas Partey është i lënduari i radhës në Arsenal. Mbrëmë Arsenali udhëtoi në ‘Etihad’ për t’u përballur me Man City në kuadër të FA Cup. Përveç që ata u mposhtën 1:0 nga kampioni në fuqi i Anglisë, morën edhe një lajm aspak të mirë. Në atë përballje pësoi lëndim edhe ylli i mesfushës së ‘Topçinjve’,…

Sport
Thomas Partey është i lënduari i radhës në Arsenal.
Mbrëmë Arsenali udhëtoi në ‘Etihad’ për t’u përballur me Man City në kuadër të FA Cup.
Përveç që ata u mposhtën 1:0 nga kampioni në fuqi i Anglisë, morën edhe një lajm aspak të mirë.
Në atë përballje pësoi lëndim edhe ylli i mesfushës së ‘Topçinjve’, Thomas Partey.
Ganezi u zëvendësua në pjesën e dytë nga Albert Sambi Lokonga.
Lidhur më gjendjen e 29 vjeçarit dha informacione edhe trajneri, Mikel Arteta.
“Ai kishte disa shqetësime dhe po bëhej gjithnjë e më keq.
Ai ishte i pakëndshëm për të vazhduar nesër do të bëjmë një skanim MRI dhe do të shohim se çfarë ka.
Është e vërtetë që Thomas është një ndikim i madh dhe një personalitet i madh dhe në pjesën e dytë ne nuk e patëm atë”, ishin fjalët e spanjollit.
Mbetet të shihet se sa gjatë do të mungojë mesfushori në këtë periudhë të rëndësishme për Arsenalin./Lajmi.net/