Probleme me lojën me dorë, tallet De Ligt: Kam magnet në duart e mia

Matthijs de Ligt ka shpjeguar telashet e tij me penalltitë e shkaktuara.

Sport

13/04/2020 22:45

De Ligt nuk e niste më së miri aventurën e tij me Juventus, duke qenë disa herë protagonist në golat e pësuara të Juventus.

Holandezi shkaktoi disa herë penallti, duke luajtur me dorë, dhe këtë ai e ka shpjeguar duke u tallur.

“E vetmja gjë që  në fillim ishte e vështirë, ishte se ata shihni shumë tek unë. Në lojë duhej adaptohesha më shumë. Në fillim, ishte e vështirë, por hap pas hapi u përmirësova”, ka thënë De Ligt, transmeton lajmi.net.

“Situata që përshkruan më mirë fatin tim është penalltia kundër Gjermanisë. Nuk dija shumë, dhe vetëm pash topin në dorën time. Duket sikur kam magnet në dorë”, ka shtuar holandezi.

De Ligt kërkohej me ngulm edhe nga Barcelona, por zgjodhi Juventusin. Sezoni i tij i parë nuk mori vlerësimet më të mira të mundshme. /Lajmi.net/