“Pritjes i erdhi fundi”- Ademi njofton se Leon Avdullahu i është bashkuar Kombëtares së Kosovës
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se futbollisti Leon Avdullahu, do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës. Ademi ka thënë se ky vendim i Avdullahut, pason pas një takimi që kishin kohë më parë ku edhe kanë diskutuar për të gjitha gjërat. Ndryshe Ademi theksoi se vendimi i Avdullahut, dëshmon edhe një herë fuqishëm që…

Sport
Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka njoftuar se futbollisti Leon Avdullahu, do t’i bashkohet Kombëtares së Kosovës.
Ademi ka thënë se ky vendim i Avdullahut, pason pas një takimi që kishin kohë më parë ku edhe kanë diskutuar për të gjitha gjërat.
Ndryshe Ademi theksoi se vendimi i Avdullahut, dëshmon edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen.
“Ndjej kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Leon Avdullahu, i udhëhequr nga zemra e tij, ka vendosur që të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Leoni më njoftoi sonte për vendimin e madh, që pason takimin që kishim pak kohë më parë kur edhe i kishim diskutuar të gjitha gjërat. Leoni me këtë vendim dëshmoi edhe një herë fuqishëm që Kosova mbetet zgjedhje zemre dhe se identiteti e prejardhja nuk mohohen. Mirë se vjen Leon, le të nisim së bashku një rrugë të gjatë e të suksesshme për ekipin kombëtar të Kosovës dhe për Ty. Të priftë e mbara me Kosovën”, ka thënë Ademi. /Lajmi.net/