Pritje e kolona në pika kufitare edhe gjatë orëve të mbrëmjes

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes janë raportuar pritje e kolona në disa pika kufitare të Kosovës. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare Muçibabë, ku në hyrje në Kosovë pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona është…

Lajme

04/08/2026 23:55

Edhe gjatë orëve të mbrëmjes janë raportuar pritje e kolona në disa pika kufitare të Kosovës.

Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata për automjetet janë në pikën kufitare Muçibabë, ku në hyrje në Kosovë pritjet arrijnë deri në 1 orë e 30 minuta, ndërsa kolona është rreth 200 metra. Në dalje nga kjo pikë, kolona arrin deri në 1 kilometër.

Pritje ka edhe në Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët presin rreth 25 minuta, me kolonë prej 200 metrash.

Ndërsa, situata dallon në pikat e tjera kufitare, pritjet janë më të shkurtra, kryesisht nga 5 deri në 10 minuta, ndërsa në disa pika nuk ka pritje të raportuara.