Pritje deri në 30 minuta në disa pika kufitare, kolona më të gjata në dalje nga Kosova
Fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të shkaktojë pritje në disa vendkalime, sidomos në dalje nga vendi. Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa…
Lajme
Fluksi i udhëtarëve në pikat kufitare të Kosovës vazhdon të shkaktojë pritje në disa vendkalime, sidomos në dalje nga vendi.
Sipas të dhënave të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pritjet më të gjata janë regjistruar në pikën kufitare Dheu i Bardhë, ku për dalje nga Kosova pritjet arrijnë deri në 30 minuta, ndërsa kolona shkon deri në 200 metra.
Pritje ka edhe në Muriqabë, ku në dalje kolonat janë rreth 150 metra, ndërsa koha e pritjes arrin deri në 20 minuta.
Në pikën kufitare Hani i Elezit, pritjet janë rreth 15 minuta në hyrje dhe 10 minuta në dalje, me kolona deri në 100 metra në hyrje dhe 50 metra në dalje.
Në Jarinjë, pritjet arrijnë deri në 10 minuta në hyrje, ndërsa në Vërmicë raportohet kolonë rreth 50 metra në të dy drejtimet.
Ndërkohë, në disa pika të tjera kufitare, përfshirë Bërnjakun, Glloboçicën, Kullën, Merdarën, Mutivodën, Qafë Morinën dhe Qafë Prushin, pritjet janë minimale ose pa kolona të raportuara.