Pritet vetëm zyrtarizimi – Niles së shpejti lojtar i Southamptonit

Ainsley-Maitland Niles së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Southamptonit për një sezon. Siç raporton Fabrizio Romano, Southamptoni dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje për huazimin e 25-vjeçarit. Anglezi nuk po gjen hapësira në formacionin e londinezëve të cilët duken të konsoliduar në repartin e mbrojtjes. Lojtari nuk e ka “sefte” huazimin te një klub…

Sport

31/08/2022 18:29

Ainsley-Maitland Niles së shpejti do të zyrtarizohet si lojtar i Southamptonit për një sezon.

Siç raporton Fabrizio Romano, Southamptoni dhe Arsenali kanë arritur marrëveshje për huazimin e 25-vjeçarit.

Anglezi nuk po gjen hapësira në formacionin e londinezëve të cilët duken të konsoliduar në repartin e mbrojtjes.

Lojtari nuk e ka “sefte” huazimin te një klub tjetër, pasi diçka të tillë e kishte përjetuar edhe sezonin e kaluar kur luajti për Romën. /Lajmi.net/