Prishtinë: Sekuestrohen dy armë dhe 271 plumba pas raportimit të një rasti kanosje
Hetuesit policor të stacionit policor në Veri gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe 271 fishekë. Materialet e konfiskuara lidhen me një rast kanosje të ndodhur me datën 29 prill. ‘’Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në…
Lajme
Hetuesit policor të stacionit policor në Veri gjatë ditës së sotme kanë sekuestruar dy armë zjarri dhe 271 fishekë.
Materialet e konfiskuara lidhen me një rast kanosje të ndodhur me datën 29 prill.
‘’Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në rajonin e Prishtinës. Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, sot nga hetuesit e stacionit policor Veriu në Prishtinë, pas raportimit të një rasti kanosje (me 29.04.2023), dy personave u janë sekuestruar: dy armë zjarri, pesë karikatorë dhe 271 fishekë’’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Materialet e konfiskuara
Ndaj dy personave, janë iniciuar raste për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armëve./Lajmi.net/