Prishtinë: Arrestohet një 22-vjeçar për drogë dhe armë
Është arrestuar një person i moshës 22-vjeçare në Prishtinë, për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve. I njëjti ishte i dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë prej 1 mijë eurosh për këto vepra penale. “Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe…

Lajme
Është arrestuar një person i moshës 22-vjeçare në Prishtinë, për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve.
I njëjti ishte i dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë prej 1 mijë eurosh për këto vepra penale.
“Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit po vazhdon ndërmarrjen e veprimeve policore me qëllim kapjen e personave të dyshuar dhe atyre të dënuar si autor të veprave penale. Në kontekstin e kësaj, sot nga veprimet e marra nga njësitë e stacionit policor Jugu në Prishtinë, është arritur arrestimi i personit të kërkuar”.
“L.Xh. mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i dënuar me 1 vit burgim dhe gjobë prej 1.000 euro për veprat penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”. I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.