Prishtinasi “kapadai” incizon veten me armë, policia e gjen dhe e arreston
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, i cili nga një video incizim ishte parë nga Policia e Kosovës me pistoletë në brez. Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka sjellë në stacion një pistoletë me gaz, e cila është sekuestruar, shkruan lajmi.net. Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon me procedurë të rregullt. Njoftimi…
Lajme
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person, i cili nga një video incizim ishte parë nga Policia e Kosovës me pistoletë në brez.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari ka sjellë në stacion një pistoletë me gaz, e cila është sekuestruar, shkruan lajmi.net.
Me vendim të prokurorit, rasti vazhdon me procedurë të rregullt.
Njoftimi i plotë:
ARMËMBAJTJE PA LEJE- Prishtinë 04.01.2024 – 03:35. Me datë 01.02.2024 është intervistuar i dyshuari kosovar i cili ishte vërejtur me datën e cekur në disa video incizime me një pistoletë në brez. Lidhur me rastin personi i dyshuar e ka sjellë në stacion një pistoletë me gas e cila është sekuestruar. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Lajmi.net/