“Prishtina sot ishte kuq e zi, ishte UÇK dhe ishte bashkë” – Përparim Rama ndan pamjet nga “Marshi për Liri”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas tubimit masiv të mbajtur këtë të shtunë në kryeqytet, duke ndarë pamje nga “Marshi për Liri” që bashkoi rreth 100 mijë qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Prishtinës ka vënë inë pah madhështinë dhe unitetin…
Lajme
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas tubimit masiv të mbajtur këtë të shtunë në kryeqytet, duke ndarë pamje nga “Marshi për Liri” që bashkoi rreth 100 mijë qytetarë në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i Prishtinës ka vënë inë pah madhështinë dhe unitetin e treguar në sheshe, katër ditë para shpalljes së verdiktit përfundimtar në Hagë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, transmeton lajmi.net.
“Prishtina sot ishte kuq e zi. 🇦🇱 Prishtina sot ishte UÇK. Prishtina sot ishte bashkë. Kështu duhemi me qenë gjithmonë”, ka shkruar Rama.
Postimi i kryetarit të kryeqytetit është shoqëruar me fotografi nga atmosfera e zjarrtë e shesheve, të cilat u veshën me simbole kombëtare dhe ato të UÇK-së, në një prej ngjarjeve më të mëdha të organizuar nga platforma “Liria Ka Emër”.
Postimi:
Prishtina sot ishte kuq e zi. 🇦🇱
Prishtina sot ishte UÇK.
Prishtina sot ishte bashkë. ❤️🖤💙
Kështu duhemi me qenë gjithmonë./lajmi.net/